logo


Date:Qershor 30, 2012

Rreth nesh

Historiku i krijimit te Shoqates Nderkomunalja e Zadrimes

Ne vitin 2001 me ndihmen e Shoqates Italiane COSPE-Cooperazione per lo Sviluppo dei Paesi Emergenti, Komunat Bushat, Dajç dhe Blinisht kane nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi nderkomunal, e cila ka sherbyer si baze nisje per themelimin e Shoqates “Ndekomunalja ZADRIMA”.
Fillimisht keto tre komuna me date 05.07.2001 kane nenshkruar nje marreveshje bashkepunimi me Qarkorin e Val Di CORNIAS – Circondario della Val di Cornia, Rajoni i Toskanes –ITALI.
Qarkori i Val di Cornias eshte nje bashkim i 5 komunave Italiane- Piombino, Sasetta, Suveretto, Campiglia dhe San Vincenso, i cili eshte partner me COSPE ne nderhyrjet e saj ne Zadrime qe nga viti 1999.
Ne baze te modelit dhe te eksperiences se tyre te bashkepunimit ndervendor, komunat rurale te Zadrimes vendosen te formonin Shoqaten “ Nderkomunalja ZADRIMA”, nje subjekt me kompetenca te perbashketa, i cili ka si parim kryesor parimin e subsidiaritetit.
Shoqata “ Nderkomunalja e Zadrimes” ka bijakezim me Qarkorin e Val di Cornias ITALI qe nga viti 2001.

Shoqata “Nderkomunalja ZADRIMA” eshte themeluar me date 29 gusht 2003 nga bashkepunimi i pese komunave: Komuna Bushat, Bashkia Vau Dejes e Komuna Hajmel – Qarku Shkoder dhe komunat Dajç e Blinisht – Qarku Lezhe.
Bashkimi i komunave eshte bere mbi bazen e vullnetit te komuniteteve te ketyre komunave qe shprehet ne vendimet qe kane marre keshillat perkatese te ketyre Njesive te Qeverisjes Vendore.
Baza ligjore per krijimin e Shoqates “ Nderkomunalja ZADRIMA “ eshte neni 8 i ligjit nr 8652, date 31.07.2000 “ Per organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore “ dhe ligjit nr 8789, date 07.05.2001. Ky bashkepunim ndervendor eshte aprovuar me shkrim edhe nga Prefekturat perkatese te Shkodres dhe te Lezhes.

Motivet inkurajuese te ketij bashkepunimi ndervendor :
Shtrirja territoriale gjeografike e 5 komunave e nje territor te vetem siç eshte ai i Zadrimes, traditat dhe zakonet e njejta, historia e perbashket, qe lidhet me zonen e quajtur historikisht “ZADRIME”- pertej Drinit, te njejtat problematika, pothuajse i njejti mentalitet.

Shoqata “ Nderkomunalja ZADRIMA “ eshte subjekt Juridik i regjistruar ne gjykaten e Tiranes me Vendim nr 789, date 29.08.2003. Ajo ka aktin e saj te themelimit, statutin dhe rregulloren e saj te brendeshme. Shoqata “Nderkomunalja Zadrima” ka seline e saj ne katin e dyte te zyrave te komunes Dajç, investim ky i financuar nga nje projekt i meparshem i COSPE i perfunduar ne vitin 2003.

Struktura e saj organizative perbehet nga:

  • Keshilli Drejtues qe perbehet nga 5 kryetaret e NjQV.
  • Asamblene qe perbehet nga 17 keshilltare, nga tre per NJQV e vogla dhe 4 per 2 komunat e medha-Bushat e Vau Dejes, duke ruajtur raportet politike pozite-opozite.
  • Presidentin qe zgjidhet nga Keshilli Drejtues
  • Drejtorin Ekzekutiv qe zgjidhet nga Keshilli Drejtues
  • Sekretarine
  • Zyren Teknike qe perbehet nga specialist qe pregatisin, vleresojne, monitorojne dhe ndjekin zbatimin e projekteve.

 

Si edhe strukturen operative:

  • Stafin prej 3 punetoresh qe kryejne sherbimin e mbledhjes se mbeturinave ne 5 komunat, aktualisht nga kater fshatra per komune, gjithsej ne 20 fshatra.
  • Pergjegjes i sherbimit

Shoqata “ Nderkomunalja Zadrima” ka vulen dhe logon e saj, ka NIPT- in dhe llogarine e saj bankare, nepermes te ciles kryen veprimet financiare, si edhe kryhet delegimi i fondeve nga komunat pjesemarrese.
Shoqata “ Nderkomunalja ZADRIMA “ eshte nje praktike e re ne Shqiperi dhe eshte miratuar dhe inkurajuar nga Ministria e Brendshme e Republikes se Shqiperise me shkresen nr 3899/1 prot., date 13.12.2002. Forma e bashkepunimit e shprehur ne formen e Shoqates eshte orientuar nga ana e eksperteve te Ministrise se Brendshme, qe e kane mbeshtetur ne fazat e para te krijimit te saj, si nje interpretim i ligjit nr 8652, date 31.07.2000 “ Per organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore.
Krijimi i Shoqates “ Nderkomunalja ZADRIMA “ eshte prezantuar edhe ne mediat shqiptare si ne Gazeten Shqiptare te dates 16 mars 2004.

Objektivat dhe misioni i shoqates

Objektivat dhe misioni i shoqates jane percaktuar ne statutin e saj si me poshte:

  • Hartimi i politikave rajonale te perbashketa qe lidhen me nje zhvillim unik te zones per vete faktin qe vete komuniteti i zones eshte teper homogjen dhe unik.
  • Rritja e potencialeve menazhuese te administratave vendore duke aktivizuar eksperienca bashkepunimi institucional me NJQV te vendeve te BE.
  • Permiresimi i sherbimeve ndaj komunitetit te zones ne fushat prioritare si planifikimi i territorit (urbanistike), ambjenti (grumbullimi i mbetjeve urbane), sherbimet publike (mirembajtja e rrugeve vendore) sherbimet shoqerore dhe edukative, etj.

Ne vitin 2009 filloi zbatimi i projektit te “ Mbeshtetje e dinamikave te zhvillimit lokal ne zonen rurale te Zadrimes – Shqiperia e Veriut “ financuar nga Ministria e Puneve te Jashtme Italiane, zbatuar nga COSPE ne partneritet me Shoqaten Nderkomunalja e Zadrimes, anetare te se ciles jane 5 komuna. Meqe projekti kishte si komponent kryesor ofrimin e sherbimit te mbledhjes dhe te largimit te mbeturinave ne territorin e ketyre komunave, u krijua nje Njesi ekonomike brenda saj, duke bere ndryshimet perkatese ne statut, ndryshime te cilat jane miratuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me Vendim Nr. 789/1.dt.05.04.2011. Kjo Njesi ekonomike ofron sherbimin e mbledhjes dhe largimit te mbeturinave ne 20 fshatra, 4 fshatra per secilen komune. Komunat paguajne kostot operative te sherbimit, ndersa projekti COSPE/MAE/ZADRIMA ofron investimet siç jane kazanet e kamioni teknologjik per mbledhjen dhe transportin e mbeturinave, asistencen teknike, formim e trajnim per stafin e Shoqates NZ, si edhe nderhyrje te tjera sipas projektit.
Ne korrik 2010-Prill 2011 Nderkomunalja e Zadrima, filloi bashkepunimin me Fondin Shqiptar te Zhvillimit, per pergatitjen e nje Strategjie Zhvillimi per territorin e pese komunave te Zadrimes, ne partneritet me Nderkomunalen Zadrima, dokument i cili eshte publikuar ne Prill 2011. Ky eshte nje dokument strategjik shume i rendesishem, i cili hap rruge per projekte te tjera te perbashketa midis komunave.

Arritjet / ndryshimet: Performanca pozitive e kesaj praktike

Mundesi te reja bashkepunimi e mes njesive te qeverisjes vendore nepermjet realizimit te projekteve te perbashketa – Ndikimi tek te zgjedhurit vendor per te hartuar politika rajonale zhvillimi dhe jo politika preferenciale, ne menyre qe nr i perfituesve te jete sa me i madh, si edhe komunat e medha te ndihmojne komunat me te vogla e me te kufizuara ne kapacitete dhe mundesi financiare.
Rritja e mundesise se shkembimit te pervojave ndermjet NJQV pjesemarrese dhe me pervoja te vendeve te BE ( ne rastin tone me Qarkorin e Val Di Cornias – Rajoni i Toskanes, ITALI)
Mundesi te reja per terheqjen e fondeve duke e bere me atraktive financimin e projekteve te perbashkta nga Qeveria Shqiptare, FZHSH. Donator te huaj. Prioritet eshte financimi ku nr i perfituesve eshte me i madh. P.sh. ne Dhjetor te 2010, COSPE se bashku me Nderkomunalen Zadrima ndihmoi Komunat Hajmel-Shkoder e Komunen Dajç-Lezhe per te paraqitur nje projet prane DLDP per ndertimin e nje qendre riciklimi per plastiken si edhe zgjerimin e sherbimit te mbledhjes se mbeturinave urbane, projekt i cili zyri vendin e dyte ne klasifikimin e pergjithshem me 73 pike nga 100 te mundshme, dhe kete muaj eshte duke u perfunduar.
Permiresimi i cilesise dhe me kosto me te ulet te sherbimeve ndaj komunitetit. Nje sherbim i perqendruar behet me efecient si eshte rasti i grumbullimit, transportit te mbetjeve urbane ne nivel te komunave rurale. Nje komune e vogel me pak fonde e ka te veshtire e shpeshhere te pamundur te ofroje sherbime te tilla, e me cilesi per komunitetit, por kur disa komuna behen bashku, ulin kostot e rrisin cilesine e sherbimit te ofruar.
Rritje te pergjegjesise, angazhimit dhe profesionalizmit te administratave vendore, shkembimeve te eksperiencave ne nje territor te vetem.
Theksoj edhe nje here se kjo praktike bashkepunimi nderkomunal eshte shume efikase ne nivele rurale dhe ne territore kufitare e te aferta, qe kane ngjashmeri e lidhje. Nje organizim i tille mund te sherbeje si pervoje e mire per organizime te tjera ne territore te ngjashme.

Shko siper