logo


Per miqte tone te rrethit “Aleks Langer”

Te nderuar Miq! Ndersa po vija ne Bolzano, duke pare Vendin tuaj te bukur,po mendoja, i impresionuar per punen e jashtezakoneshm dhe mbinjerzore qe keni bere ju dhe gjeneratat tuaja parardhese:Keto popuj kane lindur figura te ndritura ne historine e njerzimit,skulptore ,piktore e artitekte,shkrimtare dhe poete, politikane e burra shteti te shquar,shkencetare dhe filozofe te permendur.Per 50 vjet ne ju kemi konsi-deruar armiq shume te rrezikshem ,por hapsirat qe krijoi liria na dhane mundesine te rindertojme urat e miqesise dhe te bashkepunimit. Pese shekuj e gjyse me pare mijra vullnetare italiane dhe gjermane erdhen dhe luftuan krah per krah me ne shqipetaret per te ndalur pushtimin turk otoman.Pas nje çerek shekulli qendrese heroike Shqiperia u pushtua dhe qindra mijra pararendes tane lane memedheun dhe u vendosen me shume ne Italine e jugut. Para njezete e dy vjetesh ju keni hapur portat dhe zemrat te prisni djemet dhe vajzat tona emigrante qe vrapuan ne kerkim te lirise dhe te nje jete me te mire.Mirenjohja jone nuk perfundon ketu! Perseri ju po kontribuoni ne ngritjen e institucioneve demokratike ne vendin tone ne sherbim te lirise,qyteterimit dhe perparimit.Ne shtepiat tona te thjeshta edhe ne,sipas traditave tona kemi strehuar dhe mbrojtur disa qindra familje ebreje te perndjekura neper Europe.Kanuni yne i vjeter thote: “Shtepia e shqipetarit eshte e Zotit dhe e mikut!”Mijra ushtare tuaj , pas kapitullimit te ushtrise italiane ,jane strehuar dhe mbajtur se bashkut me djemte dhe vajzat tona. I solla keto shembuj per t’ju kujtuar se popujt tone ndajne te njejtat vlera.Ne jemi krenare se jemi pasardhes te Ilireve ,nje popull i madh dhe i qyteteruar qe dikur popullonte pothuaj gjithe gadishullin e Ballkanit. Fjala ILIR eshte fjale shqipe qe do te thote libero. Per lirine ne kemi sakrifikuar dhe derdhur shume gjak. Ne na gezon dashamiresia qe na ofroni. Mijra djem dhe vajza tona po studiojne ne universitet tuaja. Edhe ne ketu erdhem duke gjetur nje ure te gateshme dhe nje dere te çelur.Ne vleresojme shume jo vetem dashamiresine por edhe mundesine qe na jepni te perfi-tojme nga eksperienca juaj shume e çmuar. I madhi Alexander Langer ka trokitur edhe ne zemrat tona me idete e tia.Mijra djem dhe vajza italiane jane krenare e pasojne vepren e tij te pavdekeshme.. Ne ju sigu-rojme se nuk do t’ju shgenjejme .Kontibuti dhe solidariteti juja po jep dhe do japim shume fruta ne vendin tone, Ju faleminderit. Zef Vokrri Kryetar i Shoqates “Nderkomunalja e Zadrimes” Bolzano,09 qershor 2013