logo


Njesia Administrative Bushat

Njesia administrative Bushat, ben pjese ne Qarkun e Shkodres dhe ka nje largesi prej 13 km qendra e Komunes nga qyteti Shkoder.

Kufizohet.

Veri – Lumi Drin.

Veri Lindje – Bashkia e Vau Dejes.

Lindje – Njesia Administrative Hajmel dhe Dajç i Rrethit Lezhe.

Jug – Njesia Administrative Balldre e Rrethit Lezhe.

Perendim – Njesia administrative Velipoje dhe Dajç i Bregut Bunes.

 

Siperfaqja e pergjithshme e njesise administrative Bushat eshte 100 km2.Ka nje siparfaqe te prej 9030 ha prej te cilave 6030 ha toke are te ndare me ligjin nr.7501 “Per Token,,.

Te ardhurat kryesore sigurohen nga bujqesia dhe blegtoria.Ne territorin e komunes Bushat, kalojne dy lumenj,lumi Drin i Vjeter 7 km gjatesi ne fshatrat Stajke, Kosmaç, Ashte,dhe Drini i Vogel 18 km gjatesi ne fshatrat, Stajke,Pleshe,Bushat,Shkjeze,Barbullush,Kukel.

Popullsia.

Njesia administrative Bushat ka 23768 banore me 6012 familje te cilat jetojne ne 14 fshatra:

  • Bushat
  • Pleshe
  • Shkjeze
  • Stajke
  • Kosmaç
  • Ashte
  • Melgushe
  • Konaj
  • Rranxa
  • Fshati i Ri
  • Mali i Jushit
  • Hoten
  • Barbullush
  • Kukel

 

Relievi.

Njesia Administrative Bushat shtrihet ne ultesiren veri-perendimore te shqiperise ne fushen e nenshkodres.Lartesia mbi nivelin e detit eshte 1 m tek ura e Gjolulit e cila eshte zone inondate pasi permbytet dhe 16-18 m ne fshatin Kosmaç dhe Stajke, ndersa pika me e larte eshte maja e Kamerit 392 m,ne Malin e Kakarriqit fshati Barbullush.Relievi i njesise administrative Bushat ndahet ne disa zona te cilat jane : Fusha e Zadrimes,kodrat e Bushatit,Barbullushit,Pleshe-Shkjeze.

Burimet e te ardhurave dhe zhvillimi i biznesit.

Dega kryesore e ekonomise eshte bujqesia, e cila ka nivel zhvillimi mbi mesataren e vendit.Fusha eshte mjaft pjellore, ne te jane krijuar ferma te vogla me drejtim bujqesor dhe blegtoral.Zona e Bushatit ka kushte klimatike te pershtatshme, te cilat jane baze per aktivitet bujqesor te shendetshem e produktive.Ka nje tradite te vjeter dhe te re me vlera si ne bujqesi dhe ne blegtori e cila perben nje premise te mire per te ardhmen.Ka nje rrjet kullues KK I+II me nje gjatesi 114 km dhe KU I+II 98 km.

Ne njesine administrative Bushat ushtrojne aktivitet privat rreth 320 biznese te ndryshme.

Arsimi dhe edukimi mjedisor.

Ne njesine administrative Bushat gjenden 14 kopshte, 8 shkolla 9-vjeçare dhe 3 shkolla te mesme me nje staf arsimor prej 185 arsimtaresh.Persa i perket edukimit mjedisor ne shkolla,futja e “paketes se gjelber” ne kurrikulen shkollore eshte nje hap drejt ndergjegjesimit per mjedisin.

Vlerat kulturore te komunes Bushat.

Trevat e njesise administrative Bushat jane populluar qe ne kohet e lashta.Gjetjet arkeologjike, si dhe dokumentet arkivore te shqiperise,Venedikut apo Turqise vertetojne lashtesine e ketyre trevave.Ne shekullin I-II permendet vendbanimi i kenetes se Marit i cili duhet te kete ekzistuar ne mbreterine Ilire mes qyteteve Scodra e Lis.Trashegimia kulturore perfaqesohet nga ndertimet laike dhe fetare, si ura,rruge, varre monumentale ndertesa banimi etj.Qe ne shekullin e I-II, haset vendbanimi palifit ne keneten e Marit, nje vendbanim mbi drure te trashe i shtruar me derrasa.Keto banesa ishin tipike per kohen dhe ndertoheshin ne zona me uje per tu mbrojtur nga egersirat.Varrezat ne kodrat e Mundise flasin per ritin e ceremonise mortore te djegies se kufomave(kjo huazuar pasi kultura Ilire ndjek ritin e varrimit me tuma,varrosjes se kufomave).Gjate mesjetes bien ne sy varret e pashallareve, te cilet sot ndodhen ne shtratin e drinit.Nder ndertimet me te medha kane qene sarajet e bushatllinjeve.Pallati i Mehmet Pashe Bushatit kishte shume dhoma e sallone, gjelltore e qeler.Nder ndertimet fetare mund te permenden : Kisha e Shen Shtjefnit nder me te medhate e arberise e cila ndodhej ne Barbullush,kisha e Shen Rrokut e Shen Nikollit,Shengjergjit,Xhamia eBushatit,Melgushit,Kosmaçit. Ne rrenojat e vjetra te Bushatit jane gjetur monedha te periudhes se mbretit Gent.

Ne fshatin Kukel qe nga viti 1906 per 30 vjet me radhe ka jetuar e punuar shkrimtari dhe poeti i madh i letersise shqipe Dom Ndre Mjeda.Gjate qendrimit te tij ne kete fshat ai shkroi poemthim “Liria,, poemen “Andrra e jetes, si dhe nje pjese te mire te krijimeve te tij poetike.Ne nderim te ketij poeti eshte ngritur nje muze ne kete fshat ne qelen e kishes.

Web: http://www.komunabushat.al/